Covid në Shqipëri: humb jetën 1 person dhe 157 raste të reja - Gazeta Express
string(55) "covid-ne-shqiperi-6-jane-te-intubuar-ne-gjendje-kritike"

Covid në Shqipëri: humb jetën 1 person dhe 157 raste të reja

Gazeta Express

01/10/2020 16:24

Kjo e enjte ka shënuar shifër rekord të shtruarish në dy spitalet covid. 203 pacientë të infektuar nga koronavirusi po marrin trajtim në dy spitalet covid, atë Infektiv dhe Shefqet Ndroqi.

Sipas burimeve zyrtare, 20 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Lexo Edhe:

Gjithashtu lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 230 qytetarë, të cilë e kanë fituar betejën me Covid.

Fatkeqësisht, 1 qytetar nuk e fituoi dot betejën me koronavirusin.

Sipas përditësimit më të fundit të MSH janë  kryer mbi 1000 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 157 qytetarë.