Zidane: Hazardi e ka një problem të madh - Gazeta Express
string(39) "zidane-hazardi-e-ka-nje-problem-te-madh"

Zidane: Hazardi e ka një problem të madh

Gazeta Express

30/09/2020 8:43

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka zbuluar se Eden Hazard është duke u përballur me një problem tash e një kohë të gjatë.

Hazard është kritikuar javët e fundit për mungesë profesionalizmi, por Zidanit nuk duket se i bën për akuzat ndaj yllin të skuadrës së vet, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nuk mendoj ashtu. Ai mund të flasë, por ai dëshiron të luajë”, tha Zidane të martën në një konferencë për media.

“Ai e ka një problem i cili e ka shqetësuar atë për një kohë të gjatë”, zbuloi ai.

Ai shtoi: “Sezoni është shumë i gjatë dhe ai dëshiron të jetë me shokët e skuadrës së vet”. /Gazeta Express/