Stuhi me shi dhe erë, bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve: Ju lutemi shmangni lëvizjet me makina - Gazeta Express
string(94) "stuhi-me-shi-dhe-ere-bashkia-e-vlores-thirrje-qytetareve-ju-lutemi-shmangni-levizjet-me-makina"

Stuhi me shi dhe erë, bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve: Ju lutemi shmangni lëvizjet me makina

Gazeta Express

28/09/2020 21:51

Nisur nga parashikimi i meteorologëve për kushtet e këqija të motit, Bashkia e Vlorës u kërkon qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta.

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta.

Lexo Edhe:

Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë” thuhet në apelin e bashkisë së Vlorës.