Kryeministri Hoti kërkon të hyjë në rend të ditës tërheqja e 10% të Trustit - Gazeta Express
string(74) "kryeministri-hoti-kerkon-te-hyje-ne-rend-te-dites-terheqja-e-10-te-trustit"

Kryeministri Hoti kërkon të hyjë në rend të ditës tërheqja e 10% të Trustit

Gazeta Express

07/08/2020 16:06

Qeveria kërkon që të futet në rend të ditës ligji që ndër të tjera parasheh tërheqjen e 10 për qindëshit të kursimeve në Trust.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti, nga shtëpia ka thënë se po kërkohet që të hyjë në rend të ditës ligji për rimëkëmbje.

Lexo Edhe:

Sipas Hotit, ky ligj përfshin tërheqjen e 10 për qindëshit të kontributeve pensionale në Trust dhe tëheqjen e 100 milionë eurove nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

“Ligji per rimekembje ekonomike, qe po kerkohet te hyje ne rend dite sot ne seancen e Kuvendit, mundeson se paku dy gjera:

1. Terheqjen e 10 per qind te kursimeve pensionale, qe eshte rreth 170 mil euro dhe

2. Terheqjen e 100 mil nga fondi i AKP per nevoja te rimekembjes ekonomike”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Express/