Zidane: Hazardi luan të premten, Vinicius po e pret rezultatin e testit për Covid-19 - Gazeta Express
string(82) "zidane-hazardi-luan-te-premten-vinicius-po-e-pret-rezultatin-e-testit-per-covid-19"

Zidane: Hazardi luan të premten, Vinicius po e pret rezultatin e testit për Covid-19

Gazeta Express

09/07/2020 15:09

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar se Eden Hazard do të jetë në dispozicionin e tij për ndeshjen e së premtes kundër Alavesit, ndërsa sulmuesi tjetër Vinicius Junior është në pritje të rezultatit të testit për koronavirus.

Lideri i La Ligës Real Madridi e pret Alavesin në stadiumin Alfredo Di Stefano të premten në orën 22:00, me synim për ta kthyer epërsinë prej katër pikëve ndaj rivalit në garë për titull, Barcelonës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Duke folur në një konferencë për media para kësaj ndeshje të enjten, Zidane po ashtu konfirmoi se Marcelo e ka pësuar një lëndim.

“Zidane i ka ndier disa shqetësime, të cilat nuk kanë të bëjnë me lëndimin e mëhershëm”, tha Zidane.

“Ai është stërvitur me neve normalisht dhe shpresoj se ai do të mundë të luajë në këto katër ndeshjet e mbetura dhe pastaj edhe në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.

“Ai dëshiron të jetë me neve, nuk ka frikë se do t’i përsëritët lëndimi. Ai dëshiron ta ndihmojë ekipin dhe do të jetë me neve nesër”, nënvizoi ai.

/Gazeta Express/