Vjosa Osmani tërheq vërejtjen: Respektoni masat në Kuvend përndryshe nuk do të lejoheni brenda sallës - Gazeta Express
string(100) "vjosa-osmani-terheq-verejtjen-respektoni-masat-ne-kuvend-perndryshe-nuk-do-te-lejoheni-brenda-salles"

Vjosa Osmani tërheq vërejtjen: Respektoni masat në Kuvend përndryshe nuk do të lejoheni brenda sallës

Gazeta Express

09/07/2020 10:51

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka hapur punimet e seancës së Kuvendit duke tërhequr vërejtjen për të gjithë të pranishmit që të respektojnë masat mbrojtëse të IKSHPK’së.

Osmani tha se të gjithë deputetët, administrata dhe kabineti qeveritar të mbajnë distancë prej dy metrave, maskën dhe të flasin nga ulësja, kushdo që shkell rregullat nuk do të lejohet të qëndrojë në sallë.

Lexo Edhe:

“Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK’së dhe Ministrisë, deputetët dhe kabineti qeveritar duhet të mbajnë maskë dhe distancë prej dy metrave. Përndryshe nuk do të mund të qëndrojnë brenda. Deputetët të flasin nga ulësja dhe foltorja mundësisht të dezinfektohet. Do të marrim pauza të shkurtëra dhe salla e kuvendit duhet të ajroset”, ka thënë Osmani.