Xavi fajëson gjyqtarin: Liga e Kampionëve për ne përfundoi shkaku i gabimit të tij, ishte katastrofal - Gazeta Express
string(99) "xavi-fajeson-gjyqtarin-liga-e-kampioneve-per-ne-perfundoi-shkaku-i-gabimit-te-tij-ishte-katastrofal"

Xavi fajëson gjyqtarin: Liga e Kampionëve për ne përfundoi shkaku i gabimit të tij, ishte katastrofal

Sport

Gazeta Express

16/04/2024 23:42

Xavi Hernandez ka akuzuar gjyqtarët për eliminim e Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Barça pësoi humbje sonte në shtëpi me rezultatin 1:4 nga Paris Saint-Germaini, për t’u eliminuar në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:6, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Është për të ardhur keq, Liga e Kampionëve për ne ka përfunduar për shkak të gabimit të gjyqtarit. I thashë gjyqtarit se ai ishte ‘katastrofal’. Është realiteti”, deklaroi Xavi pas ndeshjes.

Gjyqtari i kryesor i ndeshjes sonte ishte rumuni, Istvan Kovacs.

Ndryshe, Paris Saint-Germaini me këtë fitore siguroi kalimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Parisienët në fazën tjetër të kësaj gare do të përballen me Borussia Dortmundin. /Gazeta Express/