Lewandowski shkëlqen me het-trik në fitoren e Barcelonës - Gazeta Express
string(56) "lewandowski-shkelqen-me-het-trik-ne-fitoren-e-barcelones"

Lewandowski shkëlqen me het-trik në fitoren e Barcelonës

Sport

Gazeta Express

29/04/2024 23:07

Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga pas humbjes në “El Clasico” javën e kaluar, për të mbajtur pozitën e dytë në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Xavi triumfoi sonte ndaj Valencias, në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Lluis Companys” përfudoi me rezultatin 4:2.

Robert Lewandowski shkëlqeu në këtë takim duke realizuar het-trik (49′, 82′ dhe 90+3′), teksa golin e parë e shënoi Fermin Lopez (22′).

Ndërsa, për “Lakuriqët” golat u shënuan nga Hugo Duro (27′) dhe Pepelu (38′ penallti).

Për mysafirët punët u vështirësuan në fundin e pjesës së parë (45+4′), kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Giorgi Mamardashvili.

Barcelona pas kësaj fitore ka 73 pikë në pozitën e dytë në tabelë, me dy pikë më shumë se Girona.

Valencia është e teta me 47 pikë. /Gazeta Express/