Lewandowski nuk heq dorë nga "Topi i Artë" i vitit 2020 - Gazeta Express
string(53) "lewandowski-nuk-heq-dore-nga-topi-i-arte-i-vitit-2020"

Lewandowski nuk heq dorë nga “Topi i Artë” i vitit 2020

Gazeta Express

29/04/2024 22:07

Robert Lewandowski ka shprehur zhgënjimin e tij që nuk e fitoi “Topin e Artë” të vitit 2020.

Polaku ishte një prej sulmuesve më të mirë në botë gjatë kohës sa ishte te Bayern Munichi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjatë asaj kohe ai ishte kandidati kryesor për të fituar çmimin më prestigjioz për futbollist, “Topin e Artë”.

Por, ceremonia e vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë Covid-19.

“Sigurisht që do të doja të merrja ‘Topin e Artë’ një ditë. Mendoj se do të ishte radha ime më 2020 ose 2021”, tha Lewandowski në një intervistë për “Bild”.

“Viti 2020 i jashtëzakonshëm për mua, ishte niveli im më i lartë dhe fituam gjithçka”, shtoi ai.

“Nëse do të merrja ‘Topin e Artë’ e vitit 2020 katër vjet më vonë, nuk do të ndihesha i ofenduar, do të ishte një nder i madh të pranoja çmimin”, deklaroi sulmuesi i Barcelonës.

Me 55 golat e Lewandowskit në të gjitha garat në sezonin 2019/20, Bayern Munichi fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

/Gazeta Express/