Valon Syla çohet në këmbë pas telefonatës nga zyrtari i VLEN-it: S’muj me u rrokë në telefon me këta njerëz - Gazeta Express
string(105) "valon-syla-cohet-ne-kembe-pas-telefonates-nga-zyrtari-i-vlen-it-smuj-me-u-rroke-ne-telefon-me-keta-njerez"

Valon Syla çohet në këmbë pas telefonatës nga zyrtari i VLEN-it: S’muj me u rrokë në telefon me këta njerëz

Lajme

Gazeta Express

08/05/2024 22:23

Fari Hiseni nga VLEN në një lidhje direkte në Pressing në T7 tha se kanë pritur 20 vite “të bie regjimi” në Maqedoninë e Veriut.

Pas kësaj reagoi gazetari Valon Syla duke thënë se “s’muj me u rrokë në telefon me këta njerëz”.

Lexo Edhe:

Ai është ngritur në këmbë duke kritikuar diskursin e VLEN’it për fitore, por Syla dha shpjegim me statistika zgjedhore

“Këtu e ke VLEN 86 mijë, a i ka pasur opozita 79 mijë opozita gjithë në Maqedoni. Maksimumi VLEN ka me i mbërri 95 mijë. Për 10 mijë vota del më shumë se është sukses, dmth prej shqiptarëve të Maqedonisë diku 20 mijë vota ka lëvizur vota opozitare. Fronti Evropian mbërrin maksimum 130 mijë. Ky diskurs i VLEN që ne fituam me të njëjtat vota që i ka pasur”.

Emisionin Pressing mund ta ndiqni KËTU

Fari Hiseni nga VLEN drejtpërdrejtë në Pressing: Gjithkah festë, kemi pritur 20 vite që të bie ky regjim