Kurti e refuzon kushtin për Asociacionin, por ende shpreson për anëtarësim në KiE këtë muaj: S'kemi përgjegjësi e as faj - Gazeta Express
string(117) "kurti-e-refuzon-kushtin-per-asociacionin-por-ende-shpreson-per-anetaresim-ne-kie-kete-muaj-skemi-pergjegjesi-e-as-faj"

Kurti e refuzon kushtin për Asociacionin, por ende shpreson për anëtarësim në KiE këtë muaj: S’kemi përgjegjësi e as faj

Lajme

Gazeta Express

08/05/2024 13:38

Megjithëse tha se nuk e dërgon draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, duke refuzuar kështu kushtin që tha se është vendosur për anëtarësimin e Kosovës në KiE këtë muaj, kryeministri Albin Kurti shpreson “më të mirën në ditët në vijim dhe për 17 maj”, raporton Gazeta Express.

Si në mbledhjen e Qeverisë, edhe pas saj Kurti e përmendi “letrën e garancisë” që ai, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca e nënshkruan në mars për t’u zotuar për themelimin e Asociacionit pas anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Lexo Edhe:

Zotimet, ai tha se “vijnë pas anëtarësimit dhe ne as nuk i mohojmë dhe jemi të gatshëm t’i respektojmë e t’i zbatojmë”.

“Tash ne presim që gjithçka të shkojë mbarë e mirë më dtën 17 maj, por siç e dini, nuk varet veç prej neve, varet prej atyre që votojnë atje. Pra, janë vendet anëtare të cilat me ministrat e tyre të punëve të jashtme do ta thonë fjalën e tyre”, tha Kurti para gazetarëve në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Kryeministri iu përgjigj edhe pyetjes nëse vendi kështu po izolohet dhe po ngec në rrugën e anëtarësimit euro-atlantik.

“Izolimi nuk është askund. Si mund të flasim për izolim kur sivjet ndodhi liberalizimi i vizave? Më 1 janar të vitit 2024 u thye izolimi. Pra, vazhdimisht flasim për izolim, a sivjet ka ndodh liberalizimi i vizave”, tha Kurti.

Tash, Kurti tha se “përgjigjja në pyetjet se çka do të bëhet me anëtarësimin e Kosovës nuk është më në Prishtinë”.

“Nuk varet prej neve. Kosova ka plotësuar gjithçka. Kosova ka përjetuar shumë padrejtësi në të kaluarën dhe aktualën, mirëpo nuk kemi përgjegjësi as faj për këtë gjë”, tha ai.