Ambasadori i SHBA: Reforma në Drejtësi e pakthyeshme, pritshmëri e lartë nga publiku - Gazeta Express
string(82) "ambasadori-i-shba-reforma-ne-drejtesi-e-pakthyeshme-pritshmeri-e-larte-nga-publiku"

Shqiperi

Gazeta Express

10/05/2024 11:56

Ambasadori i SHBA: Reforma në Drejtësi e pakthyeshme, pritshmëri e lartë nga publiku

Shqiperi

Gazeta Express

10/05/2024 11:56

Institucionet e drejtësisë kanë nisur të sjellin transparencë dhe llogaridhënie në sistemin e drejtësisë si dhe kanë nisur të marrin masa kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, tha i Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, David Wisner.

Në fjalën e tij, në mbledhjen e përbashkët vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë me rastin e 111-vjetorit të Ditës së Drejtësisë, Wisner tha se Reforma në Drejtësi dhe sukseset e saj janë të pakthyeshme.

Lexo Edhe:

“112 vjet më parë ishte një hap monumental për Shqipërinë, por gjithashtu ka qenë e qartë se në 112 vite punë mbetet ende shumë punë për të bërë. Është një kujtesë për të gjithë ne, se kërkimi i drejtësisë është një parim i pakohë. Ne jemi kaq krenar për vlerat e përbashkëta të demokracisë, të drejtat e njeriut dhe shtetit të drejtësisë që ndajmë me të gjithë shqiptarët. Është thelbësore, ndaj sundimi i ligjit duhet të jetë në qendër të angazhimeve tona”, deklaroi Wisner.

Wisner risolli në vëmendje edhe deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken, gjatë vizitës së tij në muajin shkurt në Tiranë, se Reforma në Drejtësisë nuk është e lehtë, as e shpejtë e as përsosur, por, theksoi ai, duhet të jeni krenar për punën që njerëzit e mbledhur në këtë sallë sot kanë arritur.

“Ju dhe institucionet e tjera keni nisur të sillni transparencë dhe llogaridhënie në sistemin e drejtësisë. Keni nisur të merrni masa kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqiptarët kërkojnë një sistem drejtësie tek i cili të kenë besim”, shtoi diplomati amerikan.

“Nuk ka nevojë të përmendet ky fakt, që po përballeni me sfida, si vendet vakante, numri i çështjeve gjyqësore të prapambetura, vetingu, zhvillimi i standardeve për institucionet. Ka presion politik, pritshmëri të larta nga publiku, dhe mbajtja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar llogaridhënës është diçka që është shumë e rëndësishme dhe duhet të punohet pak më shumë për këtë”, tha Wisner.

Wisner premtoi se SHBA do të mbështesë përpjekjet për të ndërtuar reforma të suksesshme.

“Mund t’u premtoj se SHBA do të mbështesë përpjekjet për të ndërtuar reforma të suksesshme, që nxisin përfshirjen, që harmonizohen brenda Kushtetutës, dhe që respektojnë pavarësinë e institucioneve të Drejtësisë. Nxisim për më shumë bashkëpunim midis grupeve politike, shoqërisë civile, për të çuar përpara reformat e nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe integrimit në komunitetin euroatlantik”, përfundoi Wisner.