Aksident në Vlorë, ukrainasi përplas me makinë 4-vjeçarin - Gazeta Express
string(56) "aksident-ne-vlore-ukrainasi-perplas-me-makine-4-vjecarin"

Shqiperi

Gazeta Express

01/05/2024 13:34

Aksident në Vlorë, ukrainasi përplas me makinë 4-vjeçarin

Shqiperi

Gazeta Express

01/05/2024 13:34

Një i mitur ka marrë lëndime si pasojë e një aksidenti në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, teksa janë referuar materialet në prokurori për një ukrainas.

Lexo Edhe:

“Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, pasi më datë 28.04.2024, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi ukrainas G. I., 59 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka dëmtuar lehtë një 4-vjeçar, i cili ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.