Turistja gjermane rrëzohet nga ujëvara në Përmet, niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës - Gazeta Express
string(94) "turistja-gjermane-rrezohet-nga-ujevara-ne-permet-niset-me-helikopter-drejt-spitalit-te-traumes"

Turistja gjermane rrëzohet nga ujëvara në Përmet, niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2024 17:48

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet dhe ka pësuar lëndime serioze në kokë dhe në trup.

Ajo është transportuar fillimisht në spitalin e Gjirokstrës për ndërhyrje më të specializuar, ndërkohë që gjendja e saj ka qenë serioze për jetën. Pak minuta më parë ajo është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Lexo Edhe:

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë në ujëvarë dhe është lënduar në kokë.