Nis festa e Ballkanit në stadiumin e tyre, priten nga "Xhebrailat" - Gazeta Express
string(63) "nis-festa-e-ballkanit-ne-stadiumin-e-tyre-priten-nga-xhebrailat"

Futboll

Gazeta Express

18/05/2024 20:15

Nis festa e Ballkanit në stadiumin e tyre, priten nga “Xhebrailat”

Futboll

Gazeta Express

18/05/2024 20:15

Dilema për titull kampioni në Superligën e Kosovës në futboll mori fund sot.

Ballkani ka arritur ta fitojë titullin për herën e tretë radhazi, shkruan Gazeta Express.

Lufta ishte e zjarrtë deri në xhiron e parafundit me Llapin, e deri para dy xhirove edhe me Dritën që u dorëzua më herët.

Ndeshja e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” në praninë e shumë tifozëve u mbyll me fitore minimale 0:1 për ekipin e Ilir Dajës.

E festa tashmë ka nisur në qytetin e Therandës. Skuadra e Ballkanit ka shkuar në stadiumin e qytetit ku janë pritur nga tifozët “Xhebrailat” për të nisur festën e titullit të kampionit.