Dyshohet se është vetëmbytur bashkë me tre fëmijët e mitur, kjo është Alma Arrazi, dëshmia e motrës zbardhi dhunën e burrit - Gazeta Express
string(121) "dyshohet-se-eshte-vetembytur-bashke-me-tre-femijet-e-mitur-kjo-eshte-alma-arrazi-deshmia-e-motres-zbardhi-dhunen-e-burrit"

Dyshohet se është vetëmbytur bashkë me tre fëmijët e mitur, kjo është Alma Arrazi, dëshmia e motrës zbardhi dhunën e burrit

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2024 12:31

Personi në foto është Alma Arrazi, 39-vjeçarja e cila është zhdukur bashkë me tre fëmijët e mitur prej disa ditësh. Policia e Shkodrës njoftoi sot se ka vënë në pranga bashkëshortin e Saj, Ergys Arrazi, 31 vjeç pasi se i dhunonte vazhdimisht dhe kjo ka bërë që nëna me tre fëmijët të largohen nga banesa.

Vajza e tyre 9-vjeçare është gjetur dje nga një peshkatar e pajetë në ujërat e lumit Drin, ndërsa dyshohet se edhe nëna me dy fëmijët e tjerë janë vetëmbytur për shkak të dhunës së ushtruar.

Lexo Edhe:

Motra e Almës pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma Arrazi dhunohej barbarisht nga bashkëshorti bashkë me fëmijët. Dëshmia e saj por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vene në pranga Ergys Arrizin për veprën penale të “Shkaktimit të vetvrasjes”.