Inspektorati i Kryeqytetit ka gjobitur të gjithë vozitësit që ndalen në vendet ku mund të rrezikojnë udhëtarët e tyre, si dhe duke ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e komunikacionit në Prishtinë.
Po ashtu, atyre iu janë konfiskuar edhe targat.
Kështu bëri të ditur Inspektorati në një postim në Facebook.
“Gjoba dhe konfiskim targash nga Inspektorati për të gjithë ata që ndalen vend e pavend për të marrë e zbritur udhëtarët, duke rrezikuar kështu në radhë të parë vet udhëtarët por edhe duke ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet”, thuhet në njoftim.
“Aksione të tilla do të vazhdojnë deri në vetëdijësimin e plotë të kompanive dhe ngasësve të mjeteve të transportit!”
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...