Arbër Hoxha vendimtar, Dinamo Zagrebi e fiton derbin ndaj Rijekas dhe i afrohet titullit - Gazeta Express
string(87) "arber-hoxha-vendimtar-dinamo-zagrebi-e-fiton-derbin-ndaj-rijekas-dhe-i-afrohet-titullit"

Sport

Gazeta Express

05/05/2024 21:33

Arbër Hoxha vendimtar, Dinamo Zagrebi e fiton derbin ndaj Rijekas dhe i afrohet titullit

Sport

Gazeta Express

05/05/2024 21:33

Arbër Hoxha ia ka siguruar një fitore të madhe Dinamo Zagrebit.

Skuadra nga Zagrebi triumfoi sonte në derbin ndaj Rijekas, të vlefshëm për javën e 33-të në elitën e futbollit kroat, që mund të jetë edhe përcaktues për titullin e kampionit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dinamo Zagrebi fitoi në udhëtim me rezultatin 1:2. Fitoren ia siguroi Hoxha, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 89-të.

Për sulmuesin shqiptar ishte ky goli i tij i pestë në kampionatin e Kroacisë, krahas tre asistimeve.

Dinamo Zagrebi pas kësaj fitore ka 75 pikë në krye të tabelës, tani katër më shumë se Rijeka.

Deri në fund të sezonit do të zhvillohen edhe tri xhiro. /Gazeta Express/