Zhvillohet ankandi i pazakontë, 12 mijë euro për një puthje me aktorin e njohur - Gazeta Express
string(78) "zhvillohet-ankandi-i-pazakonte-12-mije-euro-per-nje-puthje-me-aktorin-e-njohur"

Zhvillohet ankandi i pazakontë, 12 mijë euro për një puthje me aktorin e njohur

Rozë

Gazeta Express

16/08/2022 14:18

William Levy është një ndër aktorët më të famshëm në botë, i cili u bë i njohur me rolet në telenovelat spanjolle. Së fundmi, aktori u bë një nga protagonistët e Starlite Gala, një ngjarje bamirësie në Spanjë që mblodhi personalitete të mëdha nga vendi europian.

Në këtë ceremoni, u organizua një ankand ku u ofrua puthja e aktorit kubanez Levy. Gjatë ankandit u prezantuan vepra të ndryshme megjithatë momenti më i spikatur ishte oferta e tre puthjeve nga William Levy, për të cilat u ofruan shifrat 6 mijë, 10 mijë deri në 12 mijë euro.

Lexo Edhe:

Në klipet e publikuara nëpër rrjetet sociale shihet se fatlumja që mori puthjen e aktorit me vlerën më të lartë ishte Sandra García-Sanjuán Machado, bashkëthemeluesja e Starlite Group. /abcnews.al/