Zhegrova i lënduar, e humb ndeshjen me Aston Villën - Gazeta Express
string(50) "zhegrova-i-lenduar-e-humb-ndeshjen-me-aston-villen"

Zhegrova i lënduar, e humb ndeshjen me Aston Villën

Futboll

Gazeta Express

17/04/2024 15:16

Edon Zhegrova nuk do të mundë ta ndihmojë Lillen në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Konferencës me Aston Villën.

Mediat franceze, duke iu referuar trajnerit Paulo Fonseca, njoftojnë se lëndimi në kyçin e këmbës do t’ia mohojë yllit kosovar paraqitjen në ndeshjen e së enjtes ndaj ekipit anglez, e cila do të nisë në orën 18:45, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Tifozët e Lillet kanë arsye të brengosen pasi ekipi do të paraqitet pa lojtarin më në formë të momentit dhe trajneri Fonseca, si rrjedhojë, duhet ta integrojë në ekip Adam Ounan.

I goditur në kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen e parë të luajtur në Birmingham javën e kaluar, anësori kosovar nuk ishte në gjendje të stërvitej me grupin e Lillet dhe tash duhet të përqendrohet në rikuperimin e tërësishëm para se të rikthehet.

Trajneri i ekipit francez shpreson që “Messi i Kosovës” të jetë i aftë për katër ditë, respektivisht për ndeshjen e xhiros së 30-të të Ligue 1 kundër Strasburgut. /Gazeta Express/