Milani detyrohet të heq dorë nga interesimi për Julen Lopetegui - Gazeta Express
string(63) "milani-detyrohet-te-heq-dore-nga-interesimi-per-julen-lopetegui"

Milani detyrohet të heq dorë nga interesimi për Julen Lopetegui

Futboll

Gazeta Express

30/04/2024 12:15

Stefano Pioli pritet të largohet nga Milani në fund të këtij edicioni, pasi nuk arriti t’i përmbush pritshmërit e tyre.

Kështu, tash ekipi italian ka filluar ta kërkojë një trajner të ri për edicionin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

Ditëve e fundit emri i trajnerit spanjoll, Julen Lopetegui u lidh me stolin e “Rosonerëve”.

Por pas kritikave të mëdha të tifozëve, duke kundërshtuar ardhjen e tij drejtuesit e Milanit hoqën dorë nga spanjolli.

Tifozët e Milanit krijuan edhe një hashtag “#Nopetegui”, i cili shumë shpejt mori miliona shpërndarje, sinjal ky i qartë për drejtuesit që të hiqnin dorë nga spanjolli.

Tash në listën e italianëve janë trajneri i Belgjikës Domenico Tedesco, ai i Brightonit De Zerbi e francezi Galtier.

Pas 34 xhirove në Serie A, Milani gjendet në pozitën e dytë me 70 pikë, plot 19 më pak se Interi që është shpallur kampion./Gazeta Express