Ronaldo e shet klubin e njohur ku është pronar - Gazeta Express
string(46) "ronaldo-e-shet-klubin-e-njohur-ku-eshte-pronar"

Futboll

Gazeta Express

30/04/2024 13:04

Ronaldo e shet klubin e njohur ku është pronar

Futboll

Gazeta Express

30/04/2024 13:04

Ronaldo Nazário ka shitur shumicën e aksioneve të tij në Cruzeiro, të cilat janë blerë nga Pedro Lourenço, pronar i zinxhirit Supermercados BH.

Nga kjo shitje, Ronaldo ka inkasuar rreth 117 milionë dollarë ose 109 milionë euro.

Lexo Edhe:

Cruzeiro është klub në të cilin ai u stërvit si lojtar, derisa e bleu në dhjetorin e vitit 2021 , në një kohë kur klubi ishte në divizionin e dytë dhe i zhytur në një proces rikuperimi gjyqësor, për të shmangur falimentimin për shkak të borxheve.

Gjatë menaxhimit të tij, Cruzeiro u kthye në divizionin e parë dhe përfundoi në vitin 2023 në pozitën e katërmbëdhjetë në renditjen e ligës.

Përpos Cruzeiros, Ronaldo paralajmëroi edhe një tjetër shitje. Bëhet fjalë për Valladolidin.