Zgjedhja e kryetares së komanduar të Himarës, Tavo: Lamë mënjanë interesat politike, na presin punë të mëdha - Gazeta Express
string(105) "zgjedhja-e-kryetares-se-komanduar-te-himares-tavo-lame-menjane-interesat-politike-na-presin-pune-te-medha"

Zgjedhja e kryetares së komanduar të Himarës, Tavo: Lamë mënjanë interesat politike, na presin punë të mëdha

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2024 13:23

Këshilli Bashkiak i Himarës komandoi në mbledhjen sotme Blerina Balën kryetare të bashkisë Himarë, deri në zgjedhje të reja, pasi dy kryetarët, ai i zgjedhuri Fredi Beleri dhe ai në detyrë, Jorgo Goro janë në burg.

I pranishëm në mbledhjen e Këshilli Bashkiak të Himarës, prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo në një prononcim për mediet u shpreh se mbledhja u krye duke lënë mënjanë të gjithë mosmarrëveshjet, keqkuptimet dhe të nxitura nga politika dhe që kanë marrë peng të gjithë interesat e komunitetit himarjot.

Lexo Edhe:

“E dimë që kjo është stuhi në gotë dhe kjo nuk mund të zgjasë pafund por dua të them se na presim punë të mëdha në Himarë, duke filluar me zgjidhjen e problemeve kryesore që ky komunitet të tre njësive ka në lidhje me vonesat që janë krijuar për arsye nga më të ndryshmet me hipotekimin e pronave të tyre dhe këtu unë si prefekt në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe kryetaren e sapocaktuar dhe me agjencitë shtetërore të Kadastrës do të fillojmë që nga e marta që të përfundojmë të gjithë procesin”, tha mes të tjerash ai.