Hetimet për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit, SPAK thërret ish-kandidatin e PD për bashkinë e Krujës - Gazeta Express
string(104) "hetimet-per-blerje-votash-ne-zgjedhjet-e-14-majit-spak-therret-ish-kandidatin-e-pd-per-bashkine-e-krujes"

Shqiperi

Gazeta Express

26/04/2024 22:46

Hetimet për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit, SPAK thërret ish-kandidatin e PD për bashkinë e Krujës

Shqiperi

Gazeta Express

26/04/2024 22:46

SPAK ka thirrur këtë të premte ish-kandidatin për bashkinë e Krujës, Agron Loka.

Burime për News 24 bëjnë të ditur se Loka është thirrur për t’u pyetur lidhur me hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Lexo Edhe:

Loka është pyetur nga hetuesit si person që ka dijeni. Kjo pasi, pak orë para zgjedhjeve të 14 majit, një 48-vjeçar u arrestua nga Policia e Krujës pasi u kap me listë emrash dhe para në dorë me qëllim për të blerë vota. Policia deklaroi se i arrestuari blinte vota për kandidatin e Rithemelimit, Agron Loka.

Të arrestuarit Bedri Murati, policia i gjeti në automjetin e tij tip “Volkswagen” një shumë parash prej 69 mijë lekë të reja, disa prerje në euro si dhe një listë të zgjedhësve të njësisë administrative Cudhi, Krujë.

SPAK po zhvillon hetime prej disa muajsh ndërsa mësohet se prokurorët kanë pyetur të gjithë personat e gjetur në listën që dispononte Murati. Numri i personave të pyetur nga SPAK është rreth 30, emra të cilët u gjetën në listën e Muratit.