Zbuloni arsyen befasuese pse ju bien flokët! Kjo është kura natyrale që do ju shpëtojë - Gazeta Express
string(85) "zbuloni-arsyen-befasuese-pse-ju-bien-floket-kjo-eshte-kura-natyrale-qe-do-ju-shpetoje"

Zbuloni arsyen befasuese pse ju bien flokët! Kjo është kura natyrale që do ju shpëtojë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

24/04/2024 19:40

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave.

Megjithatë, në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni për arsye të tjera shumë herë më befasuese të rënies së flokëve.

Lexo Edhe:

Medikamentet

Shumë medikamente siç janë holluesit e gjakut, solucionet kundër akneve të pasura me vitaminë A, ilaçet kundër artritit, depresionit, për zemrën dhe tensionin kanë efekte anësore. Një prej këtyre efekteve është rënia e flokut.

Lindja e një fëmije

Pas lindjes së fëmijës, nëna humbet shumë flokë për shkak të stabilizimit të hormoneve. Rënia e flokut ndalon 3-6 muaj  pas lindjes.

Mungesa e hekurit

Rënia e niveleve të hekurit ndikon tek shëndeti i flokut. Nëse në organizëm keni pak hekur atëherë do ju bien flokët, thonjtë do të jenë të brishtë, lëkura e verdhë e rrahjet e zemrës të shpejta.

Stresi

Stresi e plogështon sistemin imunitar. Shqetësimi dhe ankthi pengojnë rritjen e flokut dhe nxit rënien e tij gjatë krehjes.

Larja e flokëve

Përdorimi  i tepërt i solucioneve të larjes së flokut, krehja, fërkimi gjatë dhe pas larjes me peshqir nxit rënien e tij.

Tharëset

Tharëset e instrumente të tjerë për dhënien e formës së flokut, llaku, boja e të tjerë kanë ndikim në shëndetin e flokut. Domosdoshmërish, floku do të bëhet i brishtë e do të këputet më lehtë.

Sëmundjet

Besojeni ose jo, rënia e flokëve është një simptomë e përbashkët e 30 sëmundjeje, përfshirë ato që rrezikojnë tiroiden apo imunitetin. Njeriut i bien flokët edhe kur është me grip, ka temperaturë apo një infeksion.

Duhani

Flokët nuk janë imunë ndaj duhanit. Toksinat tek tymi i duhanit ka një ndikim të fortë tek floku duke penguar rritjen dhe nxitur rënien e tij.

Çrregullimet me të ngrënin

Anoreksia dhe bulimia janë dy nga çrregullimet më të forta të të ngrënit. Ato manifestohen edhe me rënien e flokut sepse trupi nuk merr ushqyesit e nevojshëm. Këto çrregullime mendore duhen trajtuar nga një mjek profesionist.

Lëngu i hithrës dhe si ta përdorni

Zieni një grusht me hithra të njoma ose të thata në 250 ml ujë për 10 -15 minuta dhe lëreni më pas të ftohet. Përdoreni pasi të keni larë dhe shpëlarë flokët si zakonisht. Më pas masazhoni flokët me lëngun e hithrës sidomos tek pjesa e rrënjëve të flokëve dhe skalpit të kokës. Mbajeni për rreth 10 – 15 minuta e më pas shpëlajeni. Përsëriteni këtë kurë të paktën dy herë në javë.