Fetahu në “Favorit”: Ky do të jetë viti i fundit me gjyqtarë të huaj, unë i besoj vendorëve - Gazeta Express
string(87) "fetahu-ne-favorit-ky-do-te-jete-viti-i-fundit-me-gjyqtare-te-huaj-une-i-besoj-vendoreve"

Fetahu në “Favorit”: Ky do të jetë viti i fundit me gjyqtarë të huaj, unë i besoj vendorëve

Sport

Gazeta Express

06/05/2024 0:17

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, sonte në emisionin “Favorit” në T7 tha se është i kënaqur me ecurinë e basketbollit deri tash.

I pari i FBK-së gjithashtu tregoi nëse do të lejohet udhëtimi i grupeve të tifozëve në serinë finale të “Play-Offit”, aty ku do të takohen Trepça dhe Golden Eagle Ylli, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Jam i kënaqur më atë që kemi parë deri tash. Besoj se kemi pasë garë shumë të mirë deri tash. Kemi treguar profesionalizëm. Skuadrat që kanë arritur deri në finale, kanë arritur me shumë meritë. Ajo që mua me gëzon personalisht është që gara është e paparashikueshme. Kjo e bën sportin tonë të bukur. Kemi treguar kulturë në terrenet tona sportive. Është për t’u çmuar progresi që kanë arritur klubet. Jam i bindur se finalet do të shkojnë në formë më të mirë të mundshme, për t’i dhënë një reklamë që e meriton sporti, për të vulosur që është sporti numër 1 në vend”, tha fillimisht Fetahu në “Favorit”.

“Nuk kemi kërkesë të tillë nga klubet. Nëse do të kemi kërkesë, do ta shqyrtojmë atë. Sporti jonë luhet për tifozët. Do të ishte kënaqësi që t’i kemi të dy tifozëritë në terren. Por, ka shumë kushte për të arritur deri aty. Deri tash besoj se ka më shumë argumente pse duhet lejuar tifozëritë të jenë prezent aty, sesa që nuk duhet”, shtoi ai.

“Unë i besoj gjyqtarëve vendorë. Kërkesa për gjyqtarët e huaj ishte nga të gjitha klubet, më vonë ishte larguar një klub nga kjo kërkesë. Kërksa mbeti nga klubet tjera. Po ua them për herë të parë se në takimin që kam pasë me Shoqatën e Gjyqtarëve më kanë thënë se nuk do të ndodhë më që të kemi gjyqtarë të huaj. Gabime në referim bëjnë të gjithë, edhe këta të huajt që po i marrim. Po e them publikisht se ky do të jetë mbase viti i fundit që do të kemi referë të huaj”, deklaroi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. /Gazeta Express/