Ylli i Anglisë bëhet lojtari më i ri në moshë që luan në Kampionat Evropian - Gazeta Express
string(75) "ylli-i-anglise-behet-lojtari-me-i-ri-ne-moshe-qe-luan-ne-kampionat-evropian"

Gazeta Express

13/06/2021 18:11

Ylli i Anglisë bëhet lojtari më i ri në moshë që luan në Kampionat Evropian

Gazeta Express

13/06/2021 18:11

Jude Bellingham është bërë futbollisti më i ri që luan në Kampionatin Evropian, pasi u paraqit si zëvendësues në fitoren e Anglisë kundër Kroacisë të dielën në Euro 2020.

Mesfushori 17-vjeçar u fut në lojë nga banka rezervë duke e zëvendësuar sulmuesin Harry Kane në ndeshjen hapëse të Anglisë kundër Kroacisë në Grupin D, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Njëkohësisht, ylli i Borussia Dortmundit e ka thyer edhe rekordin e Michael Owen, duke u bërë lojtari më i ri që e përfaqëson Anglinë në një turne të madh.

Tani, Bellingham është lojtari më i ri nga çfarëdo kombëtare që paraqitet në një Kampionat Evropian.

Ky rekord mbahej deri tani nga Jetro Willems, i cili ishte 18-vjeçar kur e përfaqësoi Holandën në Kampionatin Evropian 2012. /Gazeta Express/