Kovaçevski: Pas zgjedhjeve do të ketë zgjedhje partiake në LSDM - Gazeta Express
string(62) "kovacevski-pas-zgjedhjeve-do-te-kete-zgjedhje-partiake-ne-lsdm"

Kovaçevski: Pas zgjedhjeve do të ketë zgjedhje partiake në LSDM

Maqedoni

Gazeta Express

26/04/2024 16:59

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot në pyetjen e një gazetari tha se pas zgjedhjeve të 8 majit, si procedurë standarde do të ketë zgjedhje edhe në partinë e tij.

Ai e komentoi këtë si përgjigje nëse do të mbajë përgjegjësi pas dallimit të madh në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale mes Gordana Siljanovska Davkovës dhe Stevo Pendarovskit.

Lexo Edhe:

“Në vendin tonë statuti kërkon mbajtjen e një kongresi të përgjegjshëm me analizë të rezultateve dhe më pas zgjedhje ku kërkohet deklarim për zgjedhjen e kryetarit të partisë si dhe organeve të tjera të partisë si bordi qendror bordi ekzekutiv, nënkryetarët, e kështu me radhë”, tha Kovaçevski.

Ai tha se pas zgjedhjeve do të bëhen analiza në nivel të organizatave komunale, si dhe në nivel të bordit ekzekutiv dhe qendror.