Kasami për ofertën e Mickoskit për bashkëqeverisje: Do të ketë qeveri evropiane! - Gazeta Express
string(78) "kasami-per-oferten-e-mickoskit-per-bashkeqeverisje-do-te-kete-qeveri-evropiane"

Maqedoni

Gazeta Express

26/04/2024 16:50

Kasami për ofertën e Mickoskit për bashkëqeverisje: Do të ketë qeveri evropiane!

Maqedoni

Gazeta Express

26/04/2024 16:50

Ne jemi garant të ndryshimeve kushtetuese dhe të avancimit të shqiptarëve. Kështu tha kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, pjesë e koalicionit VLEN, duke shtuar se nuk janë si BDI që për 10 vjet bashkëqeverisje me VMRO-në nuk kanë ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim. Thotë se do të ketë Qeveri evropiane që do të garantoj rrugëtimin evropian të vendit.

“Do të ketë Qeveri evropiane, do të ketë Qeveri, ku koalicioni VLEN, veçmë është paralajmëruar se do të jetë pjesë. Në atë Qeveri sigurisht ne kemi thënë dhe do të vazhdojmë të themi se garantojmë rrugëtimin evropian të vendit dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Ne e kemi thënë se në një Qeveri ku do të jetë koalicioni VLEN sigurisht që do të jetë një Qeveri që do të garantoj integrimin e vendit në BE” tha Bilall Kasami, VLEN.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, i dërgon porosi Artan Grubit që të dalë më shpesh dhe të bëjë aksione dhe të japë deklarata publike.

“Ne do i themi Artan Grubit sa më shpesh të dalë në opinion sepse e din ai më së miri dhe shqiptarët se çfarë don të thotë dalja e tij në opinion, sa më shumë të jetë në opinion dhe sa më shumë të na sulmoj. Ne jemi me shqiptarët dhe do të vazhdojmë të jemi me shqiptarët. Qëllimi jonë është të përmirësojmë jetën e shqiptarëve. Qëllimi i Artan Grubit është hakmarrje ndaj shqiptarëve. Shqiptarët më 8 maj nuk do ta lejojnë këtë dhe sigurisht më 8 maj do ta shohim se cila do të jetë përgjigjja e shqiptarëve për këta provokime të ulëta të Artan Grubit” tha Bilall Kasami, VLEN.

VLEN publikisht ka ofertë për bashkëqeverisje me VMRO-në, si parti e cila mori më së shumti vota në zgjedhjet e 24 prillit.