Xavi: Në janar ndihesha përgjegjës, tash situata ka ndryshuar, po ndihem i vlerësuar - Gazeta Express
string(81) "xavi-ne-janar-ndihesha-pergjegjes-tash-situata-ka-ndryshuar-po-ndihem-i-vleresuar"

Xavi: Në janar ndihesha përgjegjës, tash situata ka ndryshuar, po ndihem i vlerësuar

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 15:13

Fitorja 4:2 kundër Valencias ishte mënyra më e mirë për ta festuar vendimin për të qëndruar në Barcelonë edhe në sezonin e ardhshëm.

Trajneri Xavi Hernandez ka folur në mikrofonin e “DAZN” rreth këtij vendimi, pak muaj pasi kishte thënë se në fund të sezonit do të largohej nga Barcelona pa marrë parasysh se si do të mbyllej sezoni, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Jam i lumtur dhe i kënaqur me rrjedhën e ngjarjeve sepse gabimet na kanë bërë që të rritem. Kishte gabime individuale, por mendoj se e kemi parë një organizim të mirë, mbi të gjitha në sulm. Duhet të kemi më shumë qetësi”, deklaroi fillimisht Xavi.

Tash, Barça do ta ketë përballjen direkte për vend të dytë me Gironën.

“Do të jetë një lojë e madhe. Të dy skuadrat do të mundohen të shkojnë në sulm, do të jetë një spektakël, siç është parë në Montjuïc. Do të jetë një lojë e madhe”, vazhdoi ai.

Mbresat për ndërrimin e vendimit. “Jam mjaft mirë. Në janar ndihesha përgjegjës për atë që ishte duke ndodhur. Por, tash situata ka ndryshuar dhe për këtë kam biseduar me presidentin e klubit. Klubi është mjaft i emocionuar, katalunasit dhe tifozët janë kështu. Ndonjëherë bëjmë gjëra të mëdha e ndonjëherë shkatërrojmë gjithçka. E kam ndier mbështetjen e klubit, të Decos dhe të lojtarëve. Situata ka ndryshuar, ndihem më i vlerësuar”, përfundoi Xavi. /Gazeta Express/