Edi Lushi dhe Peter Anthony vizitojnë QKK në Cannes, tregojnë për investimet milionëshe në film - Gazeta Express
string(94) "edi-lushi-dhe-peter-anthony-vizitojne-qkk-ne-cannes-tregojne-per-investimet-milioneshe-ne-film"

Edi Lushi dhe Peter Anthony vizitojnë QKK në Cannes, tregojnë për investimet milionëshe në film

TV/Film

Gazeta Express

17/05/2024 21:49

Producenti dhe aktori kosovar, Edi Lushi bashkë me regjisorin Peter Anthony,  kanë vizituar sot pavionin e filmit të Kosovës në Cannes të Francës me ç’rast janë takuar me përfaqësuesit e QKK në Cannes

Gjatë këtij takimi ata kanë folur për projektet e fundit që pritet t’i realizojnë në Kosovë, në mes tjerash TV-serialin Albanian Gangster dhe “In the Name of Freedom”.

Lexo Edhe:

Të dy këto seriale do të jenë një ndër investimet më të mëdha filmike që janë bërë në Kosovë ndonjëherë dhe për këtë Lushi dhe Anthony i kanë njoftuar zyrtarët e Qendrës Kinematografike të Kosovës në Cannes, të cilët janë të vendosur në tregun e filmit “Marche Du Film”.

Lushi dhe Anthony aty janë takuar me disa nga zyrtarët e Qendrës Kinematografike të Kosovës si më Hazir Sh Haziri, Arian Krasiniqi, Hana Bucaliu, etj.

Gjatë muajve të verës pritet që të fillojë xhirimi i filmit “Albanian Gangster” për të vazhduar mandej me filmin më të mëdh që do të bëhet për luftën në Kosovë, “In the Name of Freedom”. /GazetaExpress/