Vucaj kalon nga Drita tek Deqiçi i Malit të Zi - Gazeta Express
string(46) "vucaj-kalon-nga-drita-tek-deqici-i-malit-te-zi"

Vucaj kalon nga Drita tek Deqiçi i Malit të Zi

Futboll

Gazeta Express

14/01/2022 14:43

Rritja profesionale e futbollistëve shqiptarë po vazhdon të bjerë në sytë edhe të klubeve të tjera jashtë Kosovës e Shqipërisë.

Lexo Edhe:

Rritja e cilësisë në ligat vendore dhe konkurrenca, ka bërë që edhe vendet e rajonit e klubet më të forta të “peshkojnë” futbollistët cilësor.

Shembulli më i fundit është transferimi i futbollistit shqiptar, Erjon Vucaj nga klubi Drita tek skuadra Fc Decic e Malit të Zi.

31 vjeçari ka nënshkruar kontratë në kohëzgjatje prej 1.5 vitesh.

Menaxheri Dionis Dërdovski nga Dv Sport Consult është shprehur i lumtur me këtë transferim duke premtuar edhe lëvizje të tjera të talentëve shqiptarë në ligat e rajonit dhe ato evropiane.

Vucaj është i datëlindjes 1990 nga qyteti i Shkodrës.

Ai ka luajtur për disa skuadra në Shqipëri dhe së fundi është angazhuar për Dritën e Gjilanit. /Gazeta Express/