Vitia del në konferencë sot me prijësit fetarë - Gazeta Express
string(46) "vitia-del-ne-konference-sot-me-prijesit-fetare"

Gazeta Express

25/05/2020 16:21

Vitia del në konferencë sot me prijësit fetarë

Gazeta Express

25/05/2020 16:21

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë konferencë për media bashkë me prijësit fetarë në vend, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSh-ja ka bërë me dije se në konferencë do të marrin pjesë edhe drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, dhe drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha.

Lexo Edhe:

Konferenca do të mbahet në orën 17:30, në mjediset e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, bashkë me Kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnave, kreun e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha, do të mbajnë sot më 25 Maj 2020 konferencë për media, duke filluar nga ora 17:30”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express