Vaj e uthull në trup vajzës së dekompozuar, detajet nga vetëflijimi i familjes në Tiranë - Gazeta Express
string(87) "vaj-e-uthull-ne-trup-vajzes-se-dekompozuar-detajet-nga-veteflijimi-i-familjes-ne-tirane"

Vaj e uthull në trup vajzës së dekompozuar, detajet nga vetëflijimi i familjes në Tiranë

Gazeta Express

03/07/2020 8:02

Një ngjarje tronditëse ajo e ditës së djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura, ndërsa vajza tjetër e familjes në gjendje të rënduar.

Historia e familjes Josifi ka tronditur opinionin publik. Anisa Josifi, 30 vjeçe, u gjet gjysëm e dekompozuar në banesën e saj, teksa e ëma, Zhaneta Josifi, priste që e bija të ringjallej. Familja ishte fetare dhe besonte tek ‘Dëshmitarët e Jehovait’.

Lexo Edhe:

Me të parë që e bija nuk është ringjallur, Zhaneta dyshohet se është vetëflijuar. Në banesën e familjes Josifi u gjet gjithashtu në gjendje të rëndë shëndetësore vajza tjetër, Blerta Josifi.

Kjo e fundit i ka thënë punonjësve të policisë që “Ju nuk e dini çfarë sakrificash kemi bërë ne për të arritur ringjalljen”.

Dyshimet janë se Anisa Josifi mund të ketë vdekur disa muaj më parë, ndërsa trupi i saj është lyer me vaj e uthull, në mënyrë që të ruhej nga dekompozimi, i cili ka qenë i pashmangshëm.

Ndërkohë janë mësuar detaje të reja edhe në lidhje me kryefamiljarin. Ky i fundit kishte ndërruar jetë 5 vite më parë dhe njëlloj si gruaja dhe vajzat, kishte qenë predikues i sektit fetar, ndonëse në profesion ishte mësues.

Ai njihej si themelues i kësaj bashkësie në qytetin e Përmetit. Pas vdekjes së tij bashkëshortja dhe vajzat e tij ishin transferuar në zonën e Kombinatit, ku dhe kanë qëndruar për mëse 10 vite.

Tashmë mbetet për t’u pritur ekspertiza mjeko ligjore, e cila do të hedhë dritë në lidhje me shkakun e vdekjes së dy grave, nëse këto të fundit janë vetflijuar përmes helmit apo ndonjë substance, apo përmes mosushqyerjes, një pistë e cila gjithashtu qëndron në këmbë, në kushtet kur fqinjët janë shprehur se prej javësh nuk i kishin parë të dilnin nga banesa.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

Bashkëshorti i Zhaneta Josifit, njëkohësisht babai i vajzës që u gjet gjysmë e dekompozuar kishte ndërruar jetë pesë vite më parë.

Mësohet se ashtu si vajzat dhe bashkëshortja edhe ai kishte qenë predikuesi i sektit të Jehovait, ndonëse kishte profesion mësues.

Ai njihej si themelues i kësaj bashkësie në qytetin e Përmetit. Pas vdekjes së tij bashkëshortja dhe vajzat e tij ishin transferuar në zonën e Kombinatit.

Përgjatë dy viteve të fundit, ato ishin veçuar nga komuniteti përreth duke qëndruar të izoluara.

Anisa Josifi, 30-vjeç është gjetur gjysëm e dekompozuar, ndërsa nëna me motrën e saj e kishin lyer me vaj dhe uthull që të mos përhapej era e keqe.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi u shpreh se në trupin e tyre nuk janë gjetur shenja dhune por ato kishin qëndruar pa ushqyer