"Pse bash Vjosa Osmani?”, Arifi: Çka ka Lumir Abdixhiku që nuk bëhet president, çka ka Luta?” - Gazeta Express
string(85) "pse-bash-vjosa-osmani-arifi-cka-ka-lumir-abdixhiku-qe-nuk-behet-president-cka-ka-luta"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 23:56

“Pse bash Vjosa Osmani?”, Arifi: Çka ka Lumir Abdixhiku që nuk bëhet president, çka ka Luta?”

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 23:56

Avni Arifi nga AAK-ja  në ”Click” të RTV21 ka folur për mundësinë e mbështetjes së një kandidature për President të Kosovës, duke thënë se partia e tij është e gatshme të bisedojë me subjektin që ka fituar zgjedhjet dhe po tenton t’i krijojë institucionet e reja.

Arifi tha se AAK-ja ka qenë e qartë lidhur me kushtet e saj dhe se ka vota për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

“Pritet me bisedu partia që ka fituar zgjedhjet, është duke u munduar me i kriju institucionet. Ne jemi të gatshëm me bisedu. Ne kemi thënë se pranimi i gjashtë pikave… ne kemi vota”, tha Arifi.

Duke u pyetur nëse AAK-ja do ta mbështeste Vjosa Osmanin për një mandat të ri presidencial, Arifi ngriti pikëpyetje përse kandidatura duhet të jetë pikërisht ajo.

“Nuk besoj që kish me qenë problem as Lutfi Haziri, as Lumir Abdixhiku. Çka ka Lumiri që nuk bëhet president, çka ka Luta? Pse bash Vjosa Osmani? Tek e fundit, ajo ka qenë presidente”, deklaroi Arifi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement