Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që kanë ndodhur pasditen e sotmen ë zonën e Kombinatit në Tiranë ku nënë e bijë u gjetën pajetë në banesë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ato ndiqnin sektin e Dëshmitarëve të Jehovait.
Sipas abc dyshohet se vajza mund të ketë ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa nëna e cila priste ringjalljen e vajzës u vetëflijua ditën e sotme.
Nga ana tjetër vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spital.
Nënë e bijë Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi është në gjendje të rëndë në spital.
Raportohet se ato pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë, ndaj dhe kanë marrë aktin e vetëflijimit.
Ato ishin me origjinë nga Përmeti, por jetonin në Tiranë.
Kohë më parë edhe kryefamiljari kishtë ndërruar jetë.