Abazi: Kurti ka për qëllim shkatërrimin e oponencës politike - Gazeta Express
string(59) "abazi-kurti-ka-per-qellim-shkaterrimin-e-oponences-politike"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 23:48

Abazi: Kurti ka për qëllim shkatërrimin e oponencës politike

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 23:48

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka për qëllim shkatërrimin e oponencës politike.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai tha se kjo gjë ka ndodhur në vendet ku një komunist i ri ka ardhur në pushtet, transmeton klankosova.tv.

“Kurti ka një qëllim, doktrinën e majtë ekstreme dhe shkatërrimin e oponencës politike, pluralizmit politik, çfarë ka ndodhur në vendet ku një komunist i ri ka ardhë në pushtet. Tani ndoshta mund të ketë konfidencë të mjaftueshme Vjosa Osmani që për herë të dytë mund të fitojë diçka nga Kurti, por e kemi pa si ka përfunduar herën e parë duke i përcaktuar zgjedhjet me 28 dhjetor dhe duke ia prerë të gjitha mundësitë vetes dhe partive politike për një pluralizëm demokratik dhe themelim të institucioneve”, tha Abazi.

Ndiqeni deklarimin e tij:

Advertisement
Advertisement
Advertisement