Vetëvrasja e nënës dhe vajzës, drejtori i Policisë së Tiranës: Në banesë u gjetën shënime fetare - Gazeta Express
string(94) "vetevrasja-e-nenes-dhe-vajzes-drejtori-i-policise-se-tiranes-ne-banese-u-gjeten-shenime-fetare"

Gazeta Express

02/07/2020 21:23

Vetëvrasja e nënës dhe vajzës, drejtori i Policisë së Tiranës: Në banesë u gjetën shënime fetare

Gazeta Express

02/07/2020 21:23

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku u gjetën të vetëhelmuara nëna dhe vajza e saj, reagoi edhe drejtori i Policisë, Rebani Jaupaj.

Sipas tij viktimat nuk kanë pasur shenja dhune, por është konstatuar se ditët e fundit nuk janë ushqyer. Ai tha se vajzat janë të arsimuara. Ndërsa në banesë janë gjetur shënime me përmbajtje fetare.

Lexo Edhe:

“Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk kam kontakt me motrën dhe dy mbesat e mia. Është njoftuar zjarrfikësja. U ngrit  hetimor. Shkuam në banesë dhe në pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja.  Menjëherë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe jorgan vajza tjetër. Po kryhen veprime në vendngjarje. Sipas ekspertit mjeko ligjor dy viktimat nuk kanë shenja dhuna dhe dyshohet se janë vetëflijuar.

Do tju njoftojmë konkluzionet e mjekut ligjor. Mendohet për një vetëflijim. Kemi gjetur shënime të ndryshme, me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi i telefonave dhe kompjuterët. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara, por kanë qenë të papuna. Ka pasur shenja të mosushqyerjes ditët e fundit”, tha Jaupaj.

Zhaneta Josifi dhe vajza e saj Anisa Josifi i dhanë fund jetës, teksa vajza tjetër Blerta Josifi ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se ato ishin ndjekëse të sektit “Jehovaj” dhe vajza kishte dy javë që kishte vdekur, ndërsa nëna priste ringjalljen e saj.