Ushqimet që djegin yndyrën


Gazeta Express
11 Prill 2019 12:05

Konsumimi i disa llojeve të ushqimeve mund të qojë në zvogëlimin e yndyrës së trupit përkatësisht humbjen e peshës, transmeton Gazeta Express.

Termi djegie e yndyrës përdoret për të ushqimet që stimulojnë metabolizmin për të zvogëluar apetitin. Të gjitha ushqimet stimulojnë metabolizmin, mirëpo disa lloje kanë këtë efekt më të shprehur. Disa nga këto ushqime që janë ekzaminuar për efektet e tyre janë mbi humbjen e peshës janë:

Vaji i peshkut- është një nga produktet që përmbajnë Omega-3. Ai mund të gjendet në salmon dhe në llojet e tjera të peshkut. Ka një sasi të lartë të proteinave të cilat kanë aftësi të reduktojnë apetitin.

Jogurti- Njihet për vlerat ushqyese që përmban. Ai ka vitamina ,minerale dhe probiotikë që bëjnë kontrollimin e apetitit.

Vezët- Janë të pasura me vitamina ,minerale dhe përbërës të tjerë ushqyes dhe sipas disa studimeve sasia e kolesterolit që e përmbajnë ndikon në kontrollimin e apetitit.

Specat e djegëst- përmbajnë një përbërës që ka shumë efekte të humbjes së peshës përmes shkrirjes së yndyrës.

Vaji i kokosit- përmban një sasi të lartë të triglicerideve që janë një tip i yndyrnave që mund të kenë një numër të madh benefiteve për shëndetin. Sipas një analize të bërë në vitin 2015 ky zingjir i triglicerideve mund të qojë në humbjen e peshës.

Çaji i gjelbër- ka një përmbajtje të antioksidantëve që kanë një ndikim në hmbjen e peshës. Sipas një studimi çaji i gjelbër i ka ndihmuar edhe njerëzit obezë për ta humbur peshë.

Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart