Uran Ismaili mesazh emocional qytetarëve: Faleminderit dhe votoni për Prishtinën që na bashkon! (Video) - Gazeta Express
string(99) "uran-ismaili-mesazh-emocional-qytetareve-faleminderit-dhe-votoni-per-prishtinen-qe-na-bashkon-video"

Uran Ismaili mesazh emocional qytetarëve: Faleminderit dhe votoni për Prishtinën që na bashkon! (Video)

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

15/10/2021 18:41

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka përmbyllur fushatën e tij me një fjalim përmes një video në rrjete sociale.

Ismaili ka falënderuar nga zemra Prishtinën për përvojën e jashtëzakonshme të kësaj fushate.

“Ju falënderoj për idetë, mesazhet mbështetëse, ju falënderoj që më ftuat në shtëpitë tuaja, që më besuat! Ju falënderoj për të gjithë dashurinë, pëlqimet e zemrat në rrjetet sociale, ju falënderoj për përshëndetjet e sirenat në rrugë. Ju falënderoj që i bëtë pesë muajt e fundit, më të mirët e jetës sime. Tani është koha për ta vënë gjithë këtë entuziazëm, këtë energji e këtë shpresë në mbështetje me 17 Tetor.”, ka shkruar Ismaili.

“Të dielën voto 177, voto për Prishtinën që na bashkon! Prishtinë, ma gjallë, ma gjallë!”, ka përfunduar ai.