Haradinaj: Mungesa e Vitisë nëpër debate televizive është injorim ndaj qytetarit - Gazeta Express
string(79) "haradinaj-mungesa-e-vitise-neper-debate-televizive-eshte-injorim-ndaj-qytetarit"

Haradinaj: Mungesa e Vitisë nëpër debate televizive është injorim ndaj qytetarit

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

15/10/2021 21:51

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka komentuar debatin e realizuar mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës.

“E para, nuk ka qenë debat. Nëse e konsideroni debat e keni gabim. Veç debat nuk mundeni me i thonë. Nuk ka pasë gatishmëri për ballafaqim, kandidatët vetëm kanë prezantuar programet e tyre”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj tha se kandidati i VV-së, Vitia nuk ka pasur program. Sipas Haradinajt, refuzimi i tij për të dalur në debate dhe intervista televizive është injorim ndaj qytetarëve.