U raportua se është fejuar, flet Jori Delli - Gazeta Express
string(42) "u-raportua-se-eshte-fejuar-flet-jori-delli"

Rozë

Gazeta Express

12/04/2024 8:14

U raportua se është fejuar, flet Jori Delli

Rozë

Gazeta Express

12/04/2024 8:14

Modelja Jori Delli publikoi në Instagram një postim ku shihej me një unazë me gurë. Menjëherë pas kësaj, filluan raportimet se është fejuar.

Në një prononcim për “Revista Class” ajo tregoi se unaza nuk është një unazë fejese dhe se marrëdhënia e saj dhe reperit italian nuk ka kaluar ende në një fazë tillë.

Lexo Edhe:

Jori dhe Fred njihen prej vitesh. Ata ishin në një marrëdhënie kohë më parë, por vendosën të ecnin në rrugë të ndara. Derisa rigjetën njëri-tjetrin vitin e kaluar. Që kur kanë zyrtarizuar lidhjen, çiftin simpatik e shohim mes Italisë, Shqipërisë dhe udhëtimeve romantike.

Në intervista, Jori ka deklaruar se në planet e tyre është edhe martesa, edhe zgjerimi i familjes.

Megjithatë, deri tani nuk ka ende asnjë të re nga ata.