Kusari -Lila: Çkado që po flitet s'është e vërtetë, procesin zgjedhor e shoh kah fundi i vitit - Gazeta Express
string(90) "kusari-lila-ckado-qe-po-flitet-seshte-e-vertete-procesin-zgjedhor-e-shoh-kah-fundi-i-vitit"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2024 22:58

Kusari -Lila: Çkado që po flitet s’është e vërtetë, procesin zgjedhor e shoh kah fundi i vitit

Lajme

Gazeta Express

02/05/2024 22:58

Mimoza Kusari- Lila e ftuar në emisionin “Pressing” të T7 është pyetur se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Ajo tha se pritet që ky proces të ndodh në pjesën e fundit të vitit, ose në afat të rregullt.

Lexo Edhe:

Kusari- Lila tha se është e pavërtetë deklarata e sekretares së PDK’së, Vlora Çitaku, se janë takuar me njerëz nga VV për të diskutuar për shpërbërjen e Kuvendit.

“Është viti i fundit. E shoh procesin zgjedhor të ndodh diku kah pjesa e fundit të vitit, nëse jo atëherë dihet që shkon në orar të rregullt. Realisht nuk ka asnjë parashikim që zgjedhjet me ndodhë tash dhe çkado që po flitet ose po thuhet që është folur për shpërndarje të kuvendit nuk është e vërtetë, sepse e kam demantuar. E dëgjova deklaratën e sekretares së PDK’së që ka pasë diskutim me VV’në, nuk ka pasur asnjë diskutim për shpërndarje të kuvendit me askënd nga grupi parlamentar i VV’së”, u shpreh ajo.

Ajo tha se nuk do të ketë shpërbërje të kuvendit pasi është duke funksionuar, derisa shtoi se dëshirojnë funksionim më të mirë për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe miratimin e disa ligjeve.

“Edhe nuk ka me pasë të tillë sepse është duke funksionu kuvendi, edhe pse do donim funksionim më të madh që opozita të reflektojë për marrëvshjet ndërkombëtare dhe për disa ligje të rëndësishme për të gjithë qytetarët pa dallim. Sepse nëse jo për këtë mandat, përcillen për mandatin tjetër. Çka bëjmë ne, vetëm e shtyjmë zbatimin e tyre të mirëfilltë për qytetarët e Republikës, dhe jo që i bëjmë dëm pozitës por qytetarëve”, tha ajo.

Ajo tha se “nuk ka indikacione” që opozita të përmbysë situatën në zgjedhjet e ardhshme.

Kusari- Lila tha se ka “bindjen që shumë pak ka reflektuar opozita në atë se çka i ka bërë të humbasin”.

“D.m.th vazhdimisht janë marrë me krahasimin se VV janë të korruptuar njëlloj sic kemi qenë ne. Nuk kanë pasë mendime alternative mbi format e mënyrat e qeverisjes, pak ka pasur propozime, shumica janë në formatin e kundërakuzave, tash kanë eskalu krejt, krejt hetues dojnë me u bë”, tha ajo.

Kusari- Lila tha se “e vetmja qasje opozitare” është themelimi i komisioneve hetimore. /GazetaExpress/