U bë e famshme me selfien me shenjat e maskës në fytyrë, infermierja jep mesazhin emocionues në Sanremo - Gazeta Express
string(102) "u-be-e-famshme-me-selfien-me-shenjat-e-maskes-ne-fytyre-infermierja-jep-mesazhin-emocionues-ne-sanremo"

U bë e famshme me selfien me shenjat e maskës në fytyrë, infermierja jep mesazhin emocionues në Sanremo

Fun

Gazeta Express

04/03/2021 13:29

Në mars të vitit të kaluar, në pikun e pandemisë, fotografia e infermieres Alessia Bonari me shenjat e maskës në fytyrë u bë virale gjithandej.

Infermierja 23-vjeçare Alessia Bonari e cila punon në një spital të Milanos, u bë një nga fytyrat simbolike të luftës kundër pandemisë.

Lexo Edhe:

S’do ta besoni sa ndryshe duket në Festivalin e Sanremos.

Ajo dhuroi një mesazh të rëndësishëm për të gjithë nga skena e teatrit Ariston.

“Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë sikur kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të neglizhojmë”, tha ajo, duke folur me producentin ekzekutiv të Sanremos, Amadeus.

 “Të bashkuar, ne me siguri do të kemi sukses”, u shpreh ajo.

Fjalë të thjeshta, por të përzemërta, për të cilat Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza donte ta falenderonte atë në Twitter, duke shkruar: “Faleminderit Amadeus dhe faleminderit Alessia”, shkroi ai.

 “Jeta ime nuk ka ndryshuar. Ne të rinjtë nuk jemi imun ndaj koronavirusit, ne gjithashtu mund të sëmuremi, ose akoma më keq”, tha infermierja, e cila luftoi në vijën e parë të frontit kundër virusit COVID-19.