Skuadra ku luan sulmuesi i krahut të Kosovës, Edon Zhegrova, Lille e ka nisur me një fitore të madhe sezonin e ri, duke e mposhtur Auxerre me rezultat 4-1
Megjithatë, në këtë ndeshje Edoni ka luajtur vetëm tre minuta dhe për të nuk ka pasur vend startues që nga fillimi.
Andre (1), David (3, 39) dhe Zedadka (64) ishin golashënuesit e Lille teksa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Charbonier (68).
Edon Zhegrova hyri në ndeshje 89-të si zëvendësues i Bambas, i cili më parë kishte asistuar në golin e Zedadkas në minutën e 68.
Lille ndeshjen e radhës do ta luajë të premten ku do të jetë mysafirë i skuadrës Nantes. /GazetaExpress/