Kryetari i Kamenicës me pare të komunës i dërgon maturantët në ekskursion në Shqipëri - Gazeta Express
string(85) "kryetari-i-kamenices-me-pare-te-komunes-i-dergon-maturantet-ne-ekskursion-ne-shqiperi"

Kryetari i Kamenicës me pare të komunës i dërgon maturantët në ekskursion në Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 21:27

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se komuna që drejton ai ka mbuluar shpenzimet e ekskursionit të maturantëve të këtij qyteti.

Ai ka shkruar se ekskursioni ka zgjatur pesë ditë në Shqipëri.

Lexo Edhe:

“Jemi të lumtur që për herë të parë, këtë vit ekskursioni i maturantëve të Komunës së Kamenicës është mundësuar nga ne, duke mos ngarkuar financiarisht prindërit dhe nxënësit”, ka shkruar Rahimaj.

Duke mos treguar shifrat e shpenzimeve të ekskursionit ai ka komentuar se nxënësit kanë vizituar shumë qytete të Shqipërisë

“Me shpresën që edhe përgjatë kësaj eksperience kanë mësuar fakte të rëndësime rreth historikut të tyre [qyteteve]”, ka shkruar ai.

Kryetari i Kamenicës ka paralajmëruar se “befasi” të të njëjtit lloj, por të një përmase tjetër, do të ketë shumë shpejtë për nxënësit më të dalluar.