Tre ditë para përballjes me Shqipërinë, Polonia pëson humbje nga Çekia - Gazeta Express
string(69) "tre-dite-para-perballjes-me-shqiperine-polonia-peson-humbje-nga-cekia"

Tre ditë para përballjes me Shqipërinë, Polonia pëson humbje nga Çekia

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 23:11

Kundërshtari i parë i Kombëtares së Shqipërisë për ciklin kualifikues në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, Polonia, pësoi humbje befasuese sonte nga Republika e Çekisë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Fortuna Arena” përfundoi me rezultatin 3:1, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ladislav Krejci (1’), Tomas Cvancara (3’) dhe Jan Kuchta (64’) shënuan në fitoren e vendasve.

Golin e vetëm dhe të nderit për polakët e shënoi Damian Szymanski (87’).

Për të dy këto kombëtare ishte kjo ndeshja e parë në Grupin E, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë vetëm një ndeshje kualifikuese këtë muaj, në udhëtim kundër Polonisë, më 27 mars.

Çekia, që tani prin si e vetme në këtë grup me 3 pikë, pas tri ditësh do të luajë në udhëtim kundër Moldavisë, që renditet e treta në grup me 1 pikë.

Ishujt Faroe janë pozitën e dytë me një pikë gjithashtu, teksa përballja e tyre me moldavët ishte e vetmja për këtë muaj. /Gazeta Express/