TikTok po përgatit një funksion të ri interesant - Gazeta Express
string(48) "tiktok-po-pergatit-nje-funksion-te-ri-interesant"

TikTok po përgatit një funksion të ri interesant

AutoTech

Gazeta Express

06/12/2020 22:58

Një tipar i ri po vjen së shpejti në TikTok – deri në tre minuta video.

Matt Navarra, një person që shpesh ka informacion të besueshëm në lidhje me risitë kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, e postoi këtë lajm në llogarinë e tij në Twitter.

Lexo Edhe:

Tani për tani, videot mund të zgjasin deri në një minutë, i cili është një format që ka “pushtuar botën” shumë lehtë, duke pasur parasysh popullaritetin e TikTok.

Në një botë ku dominon përmbajtje shumë më e gjatë, videot deri në një minutë janë saktësisht sekreti i suksesit planetar të TikTok, shkruan portali The Verge.

Ne ende nuk e dimë saktësisht se kur mund të vijë në jetë ky format, por sigurisht mezi presim të shohim nëse do të kontribuojë vërtet në popullaritetin edhe më të madh të aplikacionit.