Super Sinner, nga 0:2 në 3:2 mposht Medvedevin dhe e fiton Australian Open - Gazeta Express
string(71) "super-sinner-nga-02-ne-32-mposht-medvedevin-dhe-e-fiton-australian-open"

Sporte tjera

Gazeta Express

28/01/2024 13:38

Super Sinner, nga 0:2 në 3:2 mposht Medvedevin dhe e fiton Australian Open

Sporte tjera

Gazeta Express

28/01/2024 13:38

Jannik Sinner është mbreti i ri i Australian Open.

Tenisti i ri italian triumfoi në finale ndaj numrit tre të botës, Daniil Medvedev, shkruan Gazeta Express.

Por, nuk ishte aspak e lehtë për Sinner kjo finale, pasi e pa veten në disavantazh prej 0:2 në sete.

Rusi Medvedev fitoi dy setet e para 3:6 dhe 3:6, ndërsa dukej se do ta kishte të lehtë fitoren.

Por, Jannik Sinner prodhoi një rikthim spektakolar në finale, duke fituar tre setet e radhës (6:4, 6:4, 6:3) për ta fituar titullin e parë në Australian Open.

Në gjysmëfinale, Sinner arriti ta eliminonte numrin një të botës, Novak Djokovic 3:1 në sete.

Në anën tjetër, Medvedev në gjysmëfinale e kishte bërë pikërisht atë që Sinner e bëri sot ndaj tij.

Medvedev ishte rikthye nga disavantazhi 0:2 në sete, për të fituar 3:2 ndaj gjermanit Alexander Zverev.

Dje, në konkurrencën e femrave, ishte bjellorusja Aryna Sabalenka që fitoi në finale ndaj kinezes Qinëen Zheng 2:0 në sete. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement