Conor McGregor rikthehet në UFC pas pesë vitesh, do të përballet me Max Holloway - Gazeta Express
string(79) "conor-mcgregor-rikthehet-ne-ufc-pas-pese-vitesh-do-te-perballet-me-max-holloway"

Sporte tjera

Gazeta Express

17/05/2026 9:44

Conor McGregor rikthehet në UFC pas pesë vitesh, do të përballet me Max Holloway

Sporte tjera

Gazeta Express

17/05/2026 9:44

Superylli i MMA-së, Conor McGregor, do të rikthehet në oktagon pas pesë vitesh mungesë.

Luftëtari irlandez do të përballet me Max Holloway në eventin UFC 329, që do të zhvillohet më 11 korrik në Las Vegas.

37-vjeçari nuk ka luftuar që nga viti 2021, kur pësoi një dëmtim të rëndë në humbjen ndaj Dustin Poirier. Rikthimi i tij ishte planifikuar edhe vitin e kaluar kundër Michael Chandler, por ndeshja u anulua për shkak të një dëmtimi tjetër.

Përballja me Hollowayn do të jetë revansh i duelit të tyre të vitit 2013, të cilin McGregor e kishte fituar me pikë.

Irlandezi konsiderohet një nga emrat më të mëdhenj në historinë e UFC-së, pasi në vitin 2016 u bë kampioni i parë që mbante njëkohësisht dy tituj botërorë në kategori të ndryshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement